“JAM BËRË PISHMAN”/ Moderatorja shqiptare i kërkon publikisht falje burrit nga televizori – AlpeGossip
“JAM BËRË PISHMAN”/ Moderatorja shqiptare i kërkon publikisht falje burrit nga televizori

“JAM BËRË PISHMAN”/ Moderatorja shqiptare i kërkon publikisht falje burrit nga televizori

Moderatorja e njohur, Erjona Rusi ishte e ftuar në “Soiree” së bashku me bashkëshortin e saj Edmond Zalla. Çifti kanë dhënë intervistën e tyre të parë duke folur rreth historisë së tyre të dashurisë. Erjona dhe Edmondi kanë plot 18 vite bashkë dhe janë njohur nga shoku i tyre i përbashkët.

Gjatë emisionit Erjona ka rrëfyer premtimin që i ka dhënë bashkëshortit të saj, por që nuk mundi dot që ta mbante. Ajo i ka kërkuar falje publikisht bashkëshortit.

“Ai donte 5 fëmijë në fillim, më pas u reduktua në 3, por përfunduam në 1. Ky është premtimi që unë vërtet e kam shkelur dhe e pranoj që jam bërë pishman. Madje kërkoj edhe falje publikisht. E pranoj që kemi bërë gabim që nuk kemi bërë një fëmijë të dytë shumë më përpara”, është shprehur Erjona Rusi.