“AS DASHURI, AS URREJTJE”/ Adelina Tahiri rrëfen për herë të parë marrëdhënien me vajzën e bashkëshortit – AlpeGossip
“AS DASHURI, AS URREJTJE”/ Adelina Tahiri rrëfen për herë të parë marrëdhënien me vajzën e bashkëshortit

“AS DASHURI, AS URREJTJE”/ Adelina Tahiri rrëfen për herë të parë marrëdhënien me vajzën e bashkëshortit

Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur shqiptare është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, sidomos për martesën e saj me biznesmenin maqedonas.

Ajo ka treguar për herë të parë për “Prive” se si filloi lidhja e dashurisë me bashkëshortin dhe si e pritën familjarët e saj.

“Në fillim nuk e dija kush ishte, as sa pasuri kishte, unë e pëlqeva për njeriun që është. Nuk ka lidhje se është maqedonas, ai nuk ka vrarë njeri dhe njerëzit nuk kishin pse reagonin ashtu ndaj meje” – u shpreh Adelina.

Ndërkohë ajo tregoi se babai i saj dhe Serjozha shkojnë shumë mirë dhe madje ajo nuk e priste reagimin pozitiv të të atit pasi mori vesh që ai i përkiste një kombi dhe feje tjetër.

“Ata shkojnë shumë mirë, madje çdo fundjavë dalin për peshkim, pasi e kanë hobi të dy. Dhe përderisa unë kam këtë ngrohtësi familjare dhe mirëkuptim të tjerat nuk më interesojnë sepse janë vetëm të përkohshme” – tha këngëtarja për “Prive”.

Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien me vajzën e bashkëshortit, Afronën.

“Bashkëshorti im i ka të gjitha të drejtat për vajzën e tij, ashtu si çdo prind. Duhet ta dojë shumë dhe unë jam iniciatore, madje kudo ku shkojmë unë asaj i blej dhurata.  Ajo ka nënën e saj dhe nuk mund të më dojë si nënën e saj dhe unë nuk e dëshiroj atë gjë. Kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Ajo e do shumë babain e saj, ndërsa mua mbase nuk më përcepton si njeri të afërt, gjë që mua  më duket normale, por kemi marrëdhënie normale, pa dashuri, pa urrejtje” – tregoi Adelina.

Gjithashtu ajo sqaroi edhe shtatzëninë e papritur pas dy viteve lidhje dhe si e priti këtë ndodhi të re në videon mëposhtë:

Shpërn