Çifti shumë i dashur për publikun, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Andrra është në pritje të një djali dhe periudhës së shtatzënisë po i vjen fundi.
Ajo ka publikuar rrallë foto me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, mirëpo së fundmi ka ndarë me ndjekësit foton më të veçantë. Andrra ka ndarë me ndjekësit një foto të ekos 3D, ku shihet qartë vogëlushi në barkun e saj.
“Mezi po pres të të takoj”, ka shkruar ajo krahas fotos.