“KAM HARRUAR T´JU TREGOJ…”/ Moderatorja shqiptare, shtatzënë për herë të parë (FOTOT) – AlpeGossip
“KAM HARRUAR T´JU TREGOJ…”/ Moderatorja shqiptare, shtatzënë për herë të parë (FOTOT)

“KAM HARRUAR T´JU TREGOJ…”/ Moderatorja shqiptare, shtatzënë për herë të parë (FOTOT)

Moderatorja Xhesi Muçaj është shtatzënë. Lajmi i gëzueshëm u bë me dije nga vetë ajo, e cila teksa pozoi përkrah partnerit, e shoqëroi postimin në Instagram, me këtë përshkrim:

“Nxora çunat e mi për xhiro sot”, ku dallon menjëherë barku i rrumbullakosur.

Kështu, Muçaj ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Është djalë!! Në një tjetër postim shkruan se është 6 muajshe.

“Kam harruar t’ju tregoj që jam 6 muajshe shtatzënë”.


Xhesi ishte pjesë e stafit të “Love Story”, ku u mor me intervistimin e vajzave në prapaskenë, si dhe moderoi emisionin “Dy botë”. Një vit më parë, pikërisht në ditën e Shën Valentinit, një fotografi e postuar prej saj, përkrah djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregut do të shkaktonte bujë mediatike. Në mars të 2020-ës, e ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, Muçaj do të rrëzonte zërat që pretenduan një lidhje të mundshme. Moderatorja tha se Gregun e respekton shumë, pasi është mik i saj. Ajo tregoi se me të është njohur përmes shoqërive të përbashkëta dhe se atë natë që realizoi foton ishin të gjithë single.

Shkurt, duke mos e vënë re aspak që ishte 14 shkurti, Xhesi tha se kishte dalë të festonte me shoqërinë. Madje ajo vendosi fjalën “bestie” në foto për të mos pasur keqkuptime por, ja që pati!

“Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë do të thoja, duke qenë se kemi shumë miq të përbashkët, ky ka qenë fakti pse ne kohet e fundit jemi bërë shumë miq. Në fakt ne jemi të gjithë single në atë grupin shoqëror tani që po e mendoj. Kishim dalë të gjithë për 14 shkurt, duke mos e pasur mendjen fare që ishte 14 shkurti, dhe duke qenë në një lokal që nuk kishte njerëz që festonin 14 shkurtin. Për të mos aluduar njerëzit, unë shkrova në anglisht “bestie”, që në shqip do të thotë shok shumë i mirë. e postova por ndoshta ngaqë ishin orët e vona, nuk e mendova gjatë”.