A ka ndonjë vajzë këtu që nuk vuan të bëjë një foto të hajrit? Sidomos gjatë pushimeve me bashkëshortin. Se kur je me mikesha, edhe të durojnë e ta dinë hallin, por partnerët lodhen me 1 shkrepje fotografie. Ky nuk është rasti i Ermalit, i cili pas 157 shkrepjesh arrin t’i nxjerrë foton perfekte Rezartës. Kjo e fundit ka publikuar sot një foto ku shfaqet duke pozuar buzë pishinës me rrobabanjo të bardha e flokët gërsheta teksa tregon se Ermali është bërë super fotograf.
“Ermali është bërë super fotograf, tani e bën një foto të hajrit pas 157 shkrepjesh, në krahasim me vitet e kaluara që mbushej memoria e telefonit dhe prapë se kisha 1. Po partnerët tuaj te e sata shkrepje janë këtë vit?”-pyet Rezarta.