KAMERA E FSHEHTË/ Rozës nuk i vjen Fifi në studio: Më vini ca jastiqe e imitoj unë (VIDEO) – AlpeGossip
KAMERA E FSHEHTË/ Rozës nuk i vjen Fifi në studio: Më vini ca jastiqe e imitoj unë (VIDEO)

KAMERA E FSHEHTË/ Rozës nuk i vjen Fifi në studio: Më vini ca jastiqe e imitoj unë (VIDEO)

Roza Lati njihet për tipin impulsiv dhe energjik. Autorja dhe moderatorja e emisionit “Why?Not” këtë vit ra në kurthin e kameras së fshehtë të përgatitur nga Ora News.

Me një  telefonatë që mbërrin në momentin kur duhej të nisnin regjistrimet, këngëtarja kosovare, Fifi informon Rozën se nuk mund të vinte pasi kishte “bebin”(qenushin e saj) keq dhe ishte në spital me të.

“O Fif po ti e di që i gjithë produksioni po të pret?” i thotë Roza ndërkohë që Fifi nga ana tjetër e telefonit i kërkon që ta presë 1 orë.

Në këtë moment nis debati me njerëzit e produksionit të cilët i thonë Rozës se emisioni do të anulohet meqë personazhi kryesor nuk kishte ardhur në emision.

“What the fuck! Jesus! Ca të bëj me zemër! Më shto ca kile ta imitoj unë Fifin. Më vishni ca jastiqe dhe unë flas në emër të Fifit.

Roza bërtet.

” Edhe hidhni gurin dhe më pas më thoni rri e qetë Roza!  Ca të bëj moj shpirt! Më hedhin fajin mua se nuk vjen Fifin. Shfryni njoni tjetrit, mos ma shfryni mu!”

Kur Roza del nga studioja kupton se ishte kamera e fshehtë, në këtë moment acarohet dhe përplas telefonin nga nervat.

Kamera e fshehtë u transmetua në emisionin “Mos i fol Babagjyshit” me moderatore Rudina Dembacaj, mbrëmjen e 31 dhjetorit 2018