NDAHEN PËRSËRI PAS RIBASHKIMIT/ Reperi i njohur kapet duke flirtuar me femra në një klub nate (FOTO) – AlpeGossip
NDAHEN PËRSËRI PAS RIBASHKIMIT/ Reperi i njohur kapet duke flirtuar me femra në një klub nate (FOTO)

NDAHEN PËRSËRI PAS RIBASHKIMIT/ Reperi i njohur kapet duke flirtuar me femra në një klub nate (FOTO)

Halsey dhe G-Eazy janë ndarë përsëri. Çifti, sipas E! News, po shkonin mirë derisa reperi u pa duke flirtuar me disa vajza në Kandy Halloween në Los Angelos mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që “People” konfirmoi ndarjen e tyre të dje. “Lidhja ka marrë fund sërish. Ai po festonte gjatë fundjavës dhe vajzat ishin kudo rreth tij. Nuk i interesonte se kush e shikonte”, tha një burim për “People”.


Madje, Halsey dhe G-Eazy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. “G-Eazy u tha të gjithëve se ishte ndarë. Ai dhe Halsey lidhen e ndahen gjithmonë. Por aktualisht nuk janë bashkë,” tha një burim tjetër.

Ata janë lidhur gjatë verës së 2017-s për t’u ndarë në korrik të këtij viti. Më pas G-Eazy dhe Halsey ajnë parë sërish bashkë, por vetëm 2 muaj kanë qëndruar me njëri tjetrin.

Tani ngelet thjesht të presim nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo jo.