Gazetari shqiptar tregon si humbi punën në Top Channel dhe më pas u arrestua: Më thanë… – AlpeGossip
Gazetari shqiptar tregon si humbi punën në Top Channel dhe më pas u arrestua: Më thanë…

Gazetari shqiptar tregon si humbi punën në Top Channel dhe më pas u arrestua: Më thanë…

Gazetari i njohur për lajmet rozë, Flavio Qarri ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin “Një kat më lart” me Ermal Peçin.

Ndër të tjera, Flavio ka rrëfyer edhe një prej ngjarjeve më të rënda e më të vështira të jetës së tij.

“Më ngritën peshe tre autoblinda, në orën 5 të mëngjesit. Ajo për të cilën më vjen keq për arrestimin tim është se ishte ditëlindja e tim eti, u lëndua shumë. Qëndrova tre ditë i izoluar, humba 6 kile edhe 2 vjet gjyqe, për…. 20. 000 lekë. Ngjarja ndodhi ekzaktësisht kështu. Unë shkoj të tërheq lekë në bankomat, dalin 20 mijë lekë pasi unë kisha kryer veprimet, futjen e kodit etj. Dhe unë i bindur që ishin paratë e miai tërhoqa dhe vazhdova jetën time.” – ka treguar Qarri.

“Pas 6 muajsh më telefonojnë dhe më thonë s’ishin paratë e tua. Unë i ktheva, para se të më hapeshin probleme. Por kjo banka në bashkëpunim me këtë prokurorin e çuditshëm që të mos pranonin se ishte faji i bankomatit më denoncoi. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse humba punën në TCH.Unë isha me shumë miq, me shumë të ardhura dhe nuk kisha asgjë në dorë që të vërtetoja të drejtën time.”, – ka përfunduar gazetari.

Epo, çfarë kanë më shumë skenaret e Hollywood-it.