JU TRADHËTON PARTNERI? Ja shenjat paralajmëruese që duhet t’i dini – AlpeGossip
JU TRADHËTON PARTNERI? Ja shenjat paralajmëruese që duhet t’i dini

JU TRADHËTON PARTNERI? Ja shenjat paralajmëruese që duhet t’i dini

Askujt nuk do t’i pëlqente që të tradhtohej nga partneri apo partnerja për të cilin/cilën ka ndjenja të veçanta, por për fat të keq ky është një fenomen që ndodh aq rëndomtë sa tanimë nuk na bën më përshtypje.
Për fat të keq nuk mund ta ndalojmë dot, por mund ta kapim në kohë nëse u kushtojmë rëndësi këtyre sinjaleve paralajmëruese. Ja për ç’bëhet fjalë”

Ka miq të rinj: Papritur ai/ajo kalon më shumë kohë me persona që ti nuk i njeh! Të flet për persona për të cilët nuk ke dëgjuar asnjëherë të flitet, ndërkohë referimet për dikë në veçanti bëhen të përsëritshme. Nuk është e thënë që partneri/ja të tërhiqet vetëm nga seksi, transmeton living.al.

Humbja e dëshirës seksuale: Ne priremi të besojmë se i/e pabesi/a e shmang seksin me partneren/in e vet për ndjenjën e fajit ose sepse i kënaq impulset e veta diku tjetër! Sigurisht ndodh mjaftueshëm shumë shpesh, por nuk është e pazakontë që anëtari i pabesë i një marrëdhënieje në çift të shfaqë një rritje të dëshirës seksuale apo një interes më të madh për praktika që më parë nuk i interesonin.

Sillet në mënyrë të çuditshme: Kur del, kur je i lidhur apo kur jeton me dikë për një kohë të gjatë je në gjendje të nuhasësh ndryshimet, deri në detajet më të vogla. Papritur atij/asaj i pëlqen një rrymë e re muzikore, për të cilën nuk të kishte folur asnjëherë më parë, ose flet për filma që nuk i keni parë ndonjëherë bashkë; ka ndryshime të çuditshme të humorit, madje ka ndryshuar edhe zakonet e lidhura me gjumin…

Pretendon për më shumë privatësi: Është shumë e rëndësishme që çdo pjesëtar i një çifti të ketë një hapësirë autonomie. Megjithatë një kërkesë për më shumë kohë private mund të rrisë dyshimet e tua. Kur ai/ajo heziton që të lejojë të përdorësh kompjuterin e tij/saj ose celularin mos këmbëngul, por trego kujdes, kjo mund të jetë një shenjë e keqe…

Nuk është i/e sigurt për ju: Marrëdhënia nuk funksion mirë dhe partneri/ja jote thotë se nuk është i/e sigurt për ndjenjat. Nga një pikëvështrim ky është një reagim absolutisht normal, por është edhe dyshues nëse mund të ketë njohur një person tjetër dhe përpiqet të justifikohet për pabesinë e vet: për shembull justifikohet duke thënë se lidhja juaj nuk po shkon mirë dhe se nuk e di se çfarë ndien… gjë që s’mund të jetë asnjëherë e vërtetë.