JO NJË POR SHUMË TË TILLË/ “Oscar’s 2019” publikon listën e prezantuesve të ceremonisë (FOTO) - AlpeGossip
JO NJË POR SHUMË TË TILLË/ “Oscar’s 2019” publikon listën e prezantuesve të ceremonisë (FOTO)

JO NJË POR SHUMË TË TILLË/ “Oscar’s 2019” publikon listën e prezantuesve të ceremonisë (FOTO)

Akademia “Oscar’s” ka publikuar të hënën listën e të gjithë prezantuesve për ceremoninë e 91-të të çmimeve Oscar. Emra të rëndësishëm do të prezantojnë nominimet dhe çmimet, mes të cilëve Jennifer Lopez, Charlize Theron, Daniel Craig, Awkwafina, Constance Wu, Tiny Fey, Amy Poehler, Maya Rudolph, Chris Evans, Brie Larson, Whoopi Goldberg, Amandla Stenberg dhe Tessa Thompson.

Akademia zbuloi gjithashtu se katër çmime Oscar do të shpërndahen gjatë reklamave, si : Kinematografia më e mirë, Filmi i shkurtër Aksion, Editimi Filmik dhe Makijazhi më i mirë.

Ndërkohë, listës së parë i shtohen edhe artistët: Emilia Clarke, Jason Momoa, Javier Bardem, Angela Bassett, Chadëick Boseman, Laura Dern, Samuel L. Jackson, Stephan James, Keegan-Michael Key, KiKi Layne, James McAvoy, Melissa McCarthy dhe Sarah Paulson.