U MARTUA NË MOSHËN 10 VJEÇARE/ Historia prekëse e gruas: Mbeta shtatzënë kur isha… – AlpeGossip
U MARTUA NË MOSHËN 10 VJEÇARE/ Historia prekëse e gruas: Mbeta shtatzënë kur isha…

U MARTUA NË MOSHËN 10 VJEÇARE/ Historia prekëse e gruas: Mbeta shtatzënë kur isha…

U martua vetëm kur ishte dhjetë vjeç, nënë në moshën 13 vjeçare dhe mbeti e ve në moshën 16 vjeçare. “Unë isha duke luajtur jashtë dhe nëna ime më thirri brenda në shtëpi dhe më tha që do të martohesha”, kujton ajo, ditën kur jeta e saj mori tjetër rrjedhë. “Unë isha e befasuar dhe fillova të qaj, mirëpo nuk u kam thënë asgjë prindërve”, ka deklaruar Alemtsahye Gebrekidan, e cila është nga Etiopia. Ajo tregon se pas 2 muajsh u martua me një djalë 16 vjeç. Në një shkrim të botuar në “Daily Mail”, ajo tregon për jetën e vështirë gjatë fëmijërisë. Ajo ka thënë se më e vështirë për të ka qenë periudha kur mbeti shtatzënë në moshën 13-vjeçare. Alemtsahye Gebrekidan është shprehur se nuk kishte një fizik të përgatitur për t’u bërë nënë, por ndjehej edhe e paaftë për të rritur një fëmijë. Në moshën 16-vjeçare ajo humbi burrin e saj në konfliktin e përfshirë mes forcave rebele dhe atyre qeveritare. Ajo mbeti një nënë e ve me djalin e saj të sapolindur. Ajo u rrëmbye nga një bandë egjiptiane dhe punoi për disa kohë si shërbëtore në Egjipt, për shkak të pagesës. Më vonë ajo emigroi drejt Londrës, ku kërkoi azil politik në këtë shtet. Djali i saj është rreth 25 vjeç dhe jeton me gjyshërit në kryeqytetin e Etiopisë, ndërsa Gebrekidan është përfshirë në një organizatë bamirëse në ndihmë të vajzave të reja, që martohen që në fëmijëri.