NUK E PRISNIM/ Dhurata Dora i merr mendjen reperit me famë botërore, ja çfarë bën ai për këngëtaren – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Dhurata Dora i merr mendjen reperit me famë botërore, ja çfarë bën ai për këngëtaren

NUK E PRISNIM/ Dhurata Dora i merr mendjen reperit me famë botërore, ja çfarë bën ai për këngëtaren

Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të Showbizit, e cila ka filluar të njihet dhe në arenën ndërkombëtare. Kënga e saj “Zemër” në bashkëpunim me reperin algjerian numëron mbi 200 milionë klikime në Youtube.

Dhurata është shumë aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht poston foto dhe video të ndryshme. Këngëtarja numëron një numër të madh fansash të cilët janë të interesuar të marrin vesh të parët më të rejat nga ajo.

Së fundmi, këngëtari i njohur me famë botërore Chris Brown dhe Dhurata Dora, kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Siç shihet, Dhurata ka ditur si të tërheqë dhe vëmendjen e tij në arenën ndërkombëtare. Kujtojmë që Chris Brown është një këngëtar, aktor dhe kërcimtar shumë i njohur, projektet e të cilit kthehen në hite të menjëhershme.