“DASHURIA ËSHTË NË AJËR”/ 5 destinacionet që nuk duhet të humbisni këtë “Shën Valentin” – AlpeGossip
“DASHURIA ËSHTË NË AJËR”/ 5 destinacionet që nuk duhet të humbisni këtë “Shën Valentin”

“DASHURIA ËSHTË NË AJËR”/ 5 destinacionet që nuk duhet të humbisni këtë “Shën Valentin”

Vetëm një ditë na ndan nga “Shën Valentini” dhe duket sikur dashuria është në ajër. Ambientet janë zbukuruar me detaje të festës dhe shumë çifte mezi po presin të festojnë. Disa kanë zgjedhur të festojnë në restorante, në spa, pishina apo edhe të udhëtojnë në destinacione romantikë. Për të gjithë ata që nuk e kanë vendosur ende “Isango” ju rendit 5 vendet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni me partnerin.

Venecia

Venecia është destinacioni më i pëlqyer në këtë ditë. Parqet, uji dhe shëtitja me varkë është çdo gjë që ju duhet për një ditë romantike.

Maldives

Maldives janë ishuj të izoluar që ju ofrojnë shumë intimitet. Uji i kristaltë, delli dhe çdo gjë tjetër e bën këtë vend special.

Praga

Si një nga qytetet më të vjetra mesjetare Praga është një nga vendet më të pëlqyer. ‘Club-et’ nëntokësore do ju bëjnë të kaloni mbrëmjen e ëndrrave.

Santorini

Nuk ka gjë më të bukur se sa të shijosh perëndimin e diellit nga ballkoni i vendit ku po qëndron. Në Santorini mund të shohësh perëndimin më magjepsës.

Savannah

Savannah nuk njihet si një vend shumë romantik, megjithatë për eksploruesit është i duhuri.