Studenti shqiptar në SHBA: Si e bëra brazilianen të dashurohej me Shqipërinë - AlpeGossip
Studenti shqiptar në SHBA: Si e bëra brazilianen të dashurohej me Shqipërinë

Studenti shqiptar në SHBA: Si e bëra brazilianen të dashurohej me Shqipërinë

Shqipëria mund të jetë e vogël, mund të mos ketë ndikim në arenën ndërkombëtare, por e sigurtë është që nëse një i huaj dëgjon për ne ose e viziton Shqipërinë nuk do e harrojë lehtë.
Kemi parë mjaft raste se si të huajt e përshkruajnë me pathos vendin tonë, pasi Shqipëria është një vend që di të lërë mbresa pavarësisht se në çfarë forme i lë.

Një histori e veçantë ka mbërritur nga një student shqiptar në SHBA, i cili na përshkruan se si e ka prezantuar Shqipërinë tek një vajzë e huaj.

Djali ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Kjo vajzë quhet Danielle Ghiberti, me nënshtetësi franceze, por lindur dhe rritur ne Brazil. Me të u takova në Salt Lake City, UTAH në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku unë aktualisht jam me studime.
Pas një eksperience 1 mujore ku ajo erdhi në Salt Lake për të përfunduar një kurs në gjuhën angleze, pata rastin ta takoje dhe t’i flisja për origjinën time dhe kulturën po ashtu.

Pasi u kthye në Brazil, në ditën e internacionaleve ajo zgjodhi të paraqitej me shtetin tonë dhe sajoi një kostum të ngjashëm me kostumet popullore shqiptare.

Kur e pyeta se pse kishte zgjedhur pikërisht shtetin shqiptar ajo u shpreh se e adhuron Shqipërinë, nga kultura, tradita dhe njerëzit pasi kishte lexuar më pas për to dhe shumë shpejt dëshiron ta vizitoje atë.”

Është bukur kur lexon histori të tilla dhe jo vetëm ato në kontekst negativ.