Për mirë ose për keq: Këta janë të VIP-at shqiptarë që iu përgjigjen fansave në komente – AlpeGossip
Për mirë ose për keq: Këta janë të VIP-at shqiptarë që iu përgjigjen fansave në komente

Për mirë ose për keq: Këta janë të VIP-at shqiptarë që iu përgjigjen fansave në komente

Të gjithë mund të kemi bërë të paktën një herë një koment në një nga postimet e personazheve të njohur, shqiptarë apo të huaj. Por sa prej nesh ka marrë një përgjigje prej tyre?

Pavarësisht se përmbajtja e komentit është një kompliment apo kritik, të paktë janë të famshmit shqiptarë që kanë “kohën” të na kthejnë një përgjigje.

Alban Skënderaj

Kur koncerti i tij u shty nga shkurti për në 2 mars, fansat reaguan të mërzitur. Por këngëtari Alban Skënderaj kishte durimin që të sqaronte thuajse secilin prej tyre dhe ja një shembull:

 

Orinda Huta
Të gjithë po pyesim çfarë do të ndodhë me Orinda Hutën pas largimit të bashkëshortit të saj Turjan Hyska nga “Vizion Plus”. Dhe kjo ndjekëse kishte të njëjtën kuriozitet.

“A do dalësh përsëri në skenë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit. Orinda është përgjigjur duke thënë se do të donte të dilte në skenë me diçka shumë të mirë: “Nuk e kam vendosur akoma, por do punoj për të bërë diçka të bukur”.

Enca

Ajo është një ndër personazhet e njohur që ka gjithmonë një përgjigje për fansat. Dhe rastet e kundërpërgjigjeve mes Encës dhe ndjekëvse të saj nuk kanë fund.

Situata e dytë:

 

Ronela Hajati

Edhe këngëtarja shqiptare nuk ia përton komentuesve, kur shkruajnë për të ofendime.

Qoftë për dyshimet e saj për lidhjen me Yong Zerkën:

Apo për këngën e saj:

Bleona Qereti

 

Ajo bëri xhiron e mediave, pas publikimit të videos ku tregonte procedurën e ngrirjes së vezëve. Kjo ishte një ndër videot më të komentuar. Një person i shkroi në atë kohë: “Kështu ia u bënim edhe lopëve me gjilpërë ngaqë ishin shumë “busy” me reklamat dhe aktivitet ditore, prapë viç dilte”.

Por ky koment e irritoi Bleonën dhe e bëri t’i kthehej komentuesit një përgjigje të tillë:

“ Mirë lopëve o vëlla, po sat ëme çfarë gjilpëre i bënë që ke dal kaq k**?”

Dhe më pas i dedikoi një postim të gjithë fansave të irrituar për këtë veprim të saj.

 

Klaudia Pepa

Fotot e zhveshura të balerinës shqiptare kanë hapur shumë debat dhe Klaudia Pepa iu përgjigj një prej komentuesve së fundmi:

 

Miriam Cani

Foto më e përfolur nga Miriam Cani ishte ajo duke puthur vajzën Ameli. Mes komenteve të shumta që mori, njëra prej të cilave shkroi: “Nuk puthet fëmija në buzë!”.

Por Miriam nuk është ndjerë mirë nga ky koment dhe menjëherë ka replikuar: “Ashtu! E kush e thotë këtë?”.

Oriola Marashi

Nuk mund të qëndrosh pa i bërë ndonjë koment në foto Oriola Marashit, për shkak të provokimieve të saj në rrjetet sociale. Por nëse i shkruan diçka që e “mërzit” modelen, bëhu gati të marrësh një përgjigje, që do të të “prekë”.

Lori Hoxha

Pamja e saj gjithmonë është bërë objekt bisedash mes fansave, të cilët këmbëngulin për transformimin e blogeres shqiptare. Por edhe Lori ka një përgjigje për të gjithë fansat.

Roza Lati

Roza Lati njihet për karakterin e saj që t’i thotë gjërat “troç”. Nuk e ka problem nëse e kritikojnë, por ama duhet të jeni të gatshëm të mbani edhe përgjigjen që iu vjen më pas.

Stresi

Dedikimet e reperit shqiptar për të fejuarën i lanë gojëhapur të gjithë fansat. Dashuria duket se e ka ndryshuar reperi dhe ndjekësit e tij nuk lanë pa e shprehur habinë.

Samanta Karavella

Një komentuese ofendoi këngëtaren dhe pas kësaj mori përgjigjen nga vet Samanta:

Burimi: Iconstyle.al