Mbrëmja e veçantë e familjes Gjebrea: E vogla e shtëpisë, Anna gjithmonë pranë prindërve – AlpeGossip
Mbrëmja e veçantë e familjes Gjebrea: E vogla e shtëpisë, Anna gjithmonë pranë prindërve

Mbrëmja e veçantë e familjes Gjebrea: E vogla e shtëpisë, Anna gjithmonë pranë prindërve

Tashmë ata kanë ngelur tre, sepse djali i shtëpisë ka nisur jetën përtej oqeanit. Bëhet fjalë për familjen Gjebrea, një ndër më të preferuarat të publikut shqiptar. Pas largmit të Jonit në SHBA, Arditi ka treguar herë pas here se djali mungon shumë në familje, megjithatë ata janë të lumtur për aq kohë sa ai ndihet mirë.

Gjithsesi Arditi dhe bashkëshortja e tij Anila ndihen plotësisht të bekuar që shtëpinë e tyre e mbush plot dritë më e vogla e familjes, Anna. Ajo duket si më e përkëdhelura e prindërve, prandaj dhe ata nuk mund ta lënë në asnjë moment vetëm.

Madje dhe në një mbrëmje festive në orët e vona të natës, Anna është gjithmonë e pranishme pranë mamit dhe babit. Një moment të tillë familjar të familjes Gjebrea e ka ndarë Juliana Pasha me anë të një video në ‘Instagram’. Arditi, Anila dhe Anna shihen të tre të kapur përdore duke kënduar së bashku dhe në fytyrat e tyre lexohet një lumturi dhe dashuri e pafund. Momente të tilla, kaq të bukura të kaluara pranë njëri-tjetrit, me siguri të tre ata do t’i mbajnë mend gjithë jetën.