“DY ZOGJ TË DASHURUAR”/ Fatma i bën Alfios surprizën më të bukur që keni parë (FOTO) – AlpeGossip
“DY ZOGJ TË DASHURUAR”/ Fatma i bën Alfios surprizën më të bukur që keni parë (FOTO)

“DY ZOGJ TË DASHURUAR”/ Fatma i bën Alfios surprizën më të bukur që keni parë (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, Alfio Rrotani dhe moderatorja e njohur Fatma Methasani pranuan publikisht lidhjen e tyre, duke u bërë kështu çifti më i përfolur i momentit në showbizin shqiptar.

Që prej pranimit të lidhjes, ata kanë nisur të dalin hapur në publik dhe madje publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin. Këtë mëngjes, Fatma postoi në Instastoryn e saj një video ku shfaqej në makinë me Alfion, teksa kishin ngecur në trafik.

“Njëri këtu as nuk ja ka idenë që e pret një surprizë Rri dhe ankohet për trafikun.”- kishte shkruar moderatorja për partnerin, i cili vetëm pak më parë zbuloi dhuratën speciale të Fatmës.

Në një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram, Alfio shfaqet tepër i lumtur teksa shikon motorrin e tij, të cilin ja ka dhuruar Fatma.

“S’kam faj unë që të thërras ‘drita e syve të mi’. Të dua.”- shkroi Alfio në postimin ku etiketoi partneren.