“MËNYRA MË E MIRË PËR TË KUJTUAR KOÇON”/ Aktorët e “Klanifornia” bëjnë gjestin prekës për artistin e ndjerë – AlpeGossip
“MËNYRA MË E MIRË PËR TË KUJTUAR KOÇON”/ Aktorët e “Klanifornia” bëjnë gjestin prekës për artistin e ndjerë

“MËNYRA MË E MIRË PËR TË KUJTUAR KOÇON”/ Aktorët e “Klanifornia” bëjnë gjestin prekës për artistin e ndjerë

Koço Devole ndërroi jetë ditën e sotme pas komplikacioneve me shëndetin të shkaktura nga Covid-19 dhe sëmundja e leucemisë që e mundonte prej kohësh. Aktori ishte futur në intubim, pasi ishte rikthyer në spital për herë të dytë dhe nuk arriti ta fitonte dot këtë betejë të vështirë

Pas ndarjes së tij nga jeta të shumtë ishin personazhet e njohur që shprehën publikisht ngushëllimet për familjen e Devoles dhe ndanë kujtimet e fundit që kishin me të. Ndërkohë aktorët e spektaklit të humorit “Klanifornia” kanë vendosur që të shtunën e ardhshme t’ja dedikojnë artistit të ndjerë.

Producenti Turjan Hysko ka shkruar se të gjithë skeçet e së shtunës do të jenë “remake” i perlave që Koço Devole ka lënë pas.

Të shtunën që vjen gjithë skeçet në terren në “Klanifornia” do jenë remake modest i perlave të Koço Devoles! Është detyra jonë që të mbajmë gjallë kujtimin e një komediani që zor se i vjen sërish Shqipërisë! Mënyra më e mirë për të kujtuar Koçon është duke qeshur! I përjetshëm”, shkruhet në postim.