“DO QESHIM SI NË FOTON E FUNDIT”/ Viola Spiro prek me dedikimin për të atin e ndjerë – AlpeGossip
“DO QESHIM SI NË FOTON E FUNDIT”/ Viola Spiro prek me dedikimin për të atin e ndjerë

“DO QESHIM SI NË FOTON E FUNDIT”/ Viola Spiro prek me dedikimin për të atin e ndjerë

Viola Spiro humbi 1 javë më parë babanë e saj, për shkak të infektimit me Covid-19. I ati i saj, Rudolf Spiro, kurohej prej ditësh në Turqi dhe e humbi jetën atje në 1 nëntor. Viola reagoi pas lajmit që u shpërnda me shpejtësi në media, duke u shprehur se nuk e prisnin ndarjen e tij të shpejtë nga jeta.

Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur”, shkroi Viola në Instagram.

Ndërkohë sot moderatorja ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura që ka me babanë e saj, që nga koha kur ishte fëmijë e deri në foton e fundit që kanë realizuar bashkë.

Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im…”, ka shkruar moderatorja shoqëruar me imazhin e një zemre të thyer.

https://www.instagram.com/p/CHVReJwDpIO/?utm_source=ig_web_copy_link