Adelina dhe burri milioner nisin pushimet! Ja ku po i kalon ditët e fundit të shtatzënisë këngëtarja (FOTO) – AlpeGossip
Adelina dhe burri milioner nisin pushimet! Ja ku po i kalon ditët e fundit të shtatzënisë këngëtarja (FOTO)

Adelina dhe burri milioner nisin pushimet! Ja ku po i kalon ditët e fundit të shtatzënisë këngëtarja (FOTO)

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni maqedonas Serjoza Markov, përpara disa kohësh lajmëruan se shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar shumë herë foto ku shfaqet me barkun rrumbullakosur dhe momente të ndryshme nga bashkëjetesa e saj me biznesmenin.

Ditën e sotme Adelina ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje në Instastory, ku ka treguar se ka nisur pushimet. Në foto shihet në një vend bregdetar dhe duket se ditët e fundit të shtatzënisë ajo do i kalojë pranë detit.

Në këto pushime me siguri është e shoqëruar me bashkëshortin, i cili gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë i ka qëndruar pranë duke e llastuar me dhuratat luksoze që i ka blerë, të cilat Adelina i ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale.