DASMA PËRRALLORE E PRYANKA CHOPRAS/ Mesazhet sekrete që fshiheshin pas fustanit të nusërisë – AlpeGossip
DASMA PËRRALLORE E PRYANKA CHOPRAS/ Mesazhet sekrete që fshiheshin pas fustanit të nusërisë

DASMA PËRRALLORE E PRYANKA CHOPRAS/ Mesazhet sekrete që fshiheshin pas fustanit të nusërisë

Aktorja e njohur, Priyanka Chopra ka publikuar fotot e dasmës, duke i treguar të gjithëve fustanin e mrekullueshëm me vellon 22 metra të gjatë.

Fustani për ceremoninë e krishterë të Priyanka Choprës dhe Nick Jonas, mbajtur në pallatin “Taj Umaid Bhaëan në Jodhpur”, të Indisë.

Fustanin përrallor, aktorja e mbajti veshur ditën e dytë e dasmës tre-ditore, e cila përfshiu edhe një ceremoni hindu të dielën.

Fustani i bardhë ishte i zbukuruar me dorë dhe për të punuar dantellat e tij u deshën plot 1,826 orë.

Por, fustani i aktorës është bërë shumë i diskutuar edhe për disa detaje interesante.

Pjesë e fustanit ishte dhe një copëz nga vetë fustani prej dantelle i vjehrrës së aktores, që kishte mbajtur gjatë martesës së vet, si dhe tetë fjalë fjalë dhe shprehje me kuptim të rëndësishëm për nusen: familje, shpresë, dhembshuri, dashuri, “Nicholas Jerry Jonas,” “1 dhjetor  2018” (data e dasmës), “Madhu & Ashok” (emrat e nënës dhe babait) dhe  “Om Namah Shivay” (një mantra hinduiste që evokon Lordin Shiva).