“A KE MENDUR TË BËSH NJË BEBE ME MARKUN?” Ja përgjigja që jep Rudina Dembacaj… (FOTO) – AlpeGossip
“A KE MENDUR TË BËSH NJË BEBE ME MARKUN?” Ja përgjigja që jep Rudina Dembacaj… (FOTO)

“A KE MENDUR TË BËSH NJË BEBE ME MARKUN?” Ja përgjigja që jep Rudina Dembacaj… (FOTO)

Rudina Dembacaj është treguar shumë e hapur me ndjekësit e saj rreth raportit me partnerin e saj, Mark Frroku. Aktorja e humorit ka vendosur t’i përgjigjet gjithë ndjekësve dhe pyetjeve të tyre lidhur me planet e saj të së ardhmes me Markun.

Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka menduar të ketë një fëmijë me Frrokun dhe Rudina është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Po”.

Në pyetjet e tjera, Dembacaj ka treguar se si e pritën vëllezërit dhe familja e saj lidhjen e dashurisë me ish-deputetin.

“Në fillim tronditje e madhe, pastaj gradualisht, si çdo familje. Ama kam ndjerë shumë mbështetje. Pa ta do isha shumë bosh”, ka treguar Rudina.

Aktorja e humorit ndan herë pas here foto apo video të ndryshme me Markun, duke treguar se janë duke shijuar në maksimum historinë e tyre të dashurisë. Ditën e djeshme ka postuar dhe një video duke kërcyer me Mark Frrokun por që nuk besojmë se i përket ditëve të fundit pasi ata shfaqen ne një lokal me njerëz duke kërcyer.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

(BalkanWeb)