AKUZAT PËR ABUZIMIN ME FËMIJËT/ Vajza e Michael Jackson refuzon të flasë – AlpeGossip
AKUZAT PËR ABUZIMIN ME FËMIJËT/ Vajza e Michael Jackson refuzon të flasë

AKUZAT PËR ABUZIMIN ME FËMIJËT/ Vajza e Michael Jackson refuzon të flasë

Paris Jackson është parë në publik për herë të parë që nga publikimi i dokumentarit në lidhje me akuzat për abuzim seksual të babait të saj të ndjerë Michael.

Modelja 20-vjeçare, mbuloi fytyrën e saj me kapele dhe syze pasi nuk pranoi të përgjigjej  rreth akuzave për pedofili të programit HBO kundër këngëtarit, ndërsa arriti në New Orleans të mërkurën.

Ajo kishte kapur për dore të dashurin e saj muzikant me të cilin është e lidhur prej rreth shtatë muajsh.

Paris nuk donte të komentonte, por ajo e bëri të qartë mendimin e saj të enjten në Twitter, ku vazhdoi të mbështeste babain e saj të ndjerë, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare.

Ajo shkroi: “Të reagosh me një mendje të qetë zakonisht është më logjike sesa veprimi nga zemërimi dhe gjithashtu …. ndihesh mirë kur zbutesh”.

“Leaving Neverland” është një dokumentar katër orë dhe i ndarë në dy pjesë ku James Safechuck dhe Wade Robson rrëfejnë eksperiencat e tyre të abuzimit nga Jackson.