Këngëtari shqiptar i pikëlluar për ‘vdekjen’ e Sylvester Stallone, bëhet lëmsh rrjeti (FOTO) – AlpeGossip
Këngëtari shqiptar i pikëlluar për ‘vdekjen’ e Sylvester Stallone, bëhet lëmsh rrjeti (FOTO)

Këngëtari shqiptar i pikëlluar për ‘vdekjen’ e Sylvester Stallone, bëhet lëmsh rrjeti (FOTO)

Një lajm tronditës për aktorin e “Rocky”, Sylvester Stallone është përhapur me shpejtësi sot në rrjete sociale, një lajm që e shpall aktorin të vdekur dhe që ka bërë lëmsh rrjetin pasi shumë fansa të aktorit kanë nisur me postime ngushëlluese.

Por në fakt kjo nuk është e vërtet dhe vetëm një mashtrim, siç ndodhi një vit më parë, pasi Stallone është gjallë, shëndoshë e mirë.

Pre e këtij lajmi ka rënë edhe këngëtari shqiptar, Stefi Prifti i cili ka postuar foton aktorit me shiritin e zi dhe shprehet i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Stallones.

“Nje nder aktoret me te medhenj te kinematografise hollivudiane dhe boterore. Eh.. ne sa filma e kemi ndjekur dhe sa shume na ka dhene nepermjet rroleve dhe personazheve. Respekte gjigandi Silvester Stalone”, shkruan Stefi Prifti.

Pak minuta më vonë këngëtari e ka fshirë postimin pasi Sidrit Bejleri i ka komentuar se lajmi nuk është i vërtet.