Emocionuese: Djali i propozon të dashurës LIVE në koncertin e Albanit (VIDEO) – AlpeGossip
Emocionuese: Djali i propozon të dashurës LIVE në koncertin e Albanit (VIDEO)

Emocionuese: Djali i propozon të dashurës LIVE në koncertin e Albanit (VIDEO)

Ishte një moment ku salla gjatë koncertit të Alban Skënderajt, “Hapësira e një ëndrre”, nuk duartrokiti për të, por për dy persona të tjerë.

Ada dhe Zeneli u ngjitën në skenë me pretekstin se ishin fitues të një shorteu të organizuar nga produksioni me biletat e shitura. Por më pas ajo që mori si çmim ishte një unazë në gishtin e saj të martesës.

Djali u ul në gjunjë për t’i propozuar për martesë para 2000 vetave. Ndërsa e kishte paksa të vështirë të shprehte emocionet, ia arriti që ta surprizonte partneren. Përgjigjja e saj pas një dedikimi të gjatë ishte sigurisht, “Po”!

Dhurata e Alban Skënderajt ishte kënga “Unë dhe ti”, nën ritmin e të cilës ata kërcyen.