“TË DU MAMIN”/ Noizy vë në siklet Dafinën para miliona ndjekësve (FOTO) – AlpeGossip
“TË DU MAMIN”/ Noizy vë në siklet Dafinën para miliona ndjekësve (FOTO)

“TË DU MAMIN”/ Noizy vë në siklet Dafinën para miliona ndjekësve (FOTO)

Ditën e djeshme, reperi i njohur Noizy publikoi këngën më të re në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, “A don love”, këngë e cila u prit mjaft mirë nga fansat.

Postimet e tyre në Intagram morën mijëra komente nga ndjekësit, të cilët i komplimentonin për bashkëpunimin, mirëpo të gjithëve u ka rënë në sy një koment i Noizyt në foton e Dafinës.

“A don mu, a don Dafyn?”- kishte shkruar këngëtarja në foton seksi ku Noizy u përgjigj “T’du mamin.”

Komenti i tij me siguri e ka vënë në siklet Dafinën përpara miliona ndjekësve dhe ajo ka zgjedhur të mos reagojë pas komentit të tij.