KËTË NUK E KISHIM MENDUAR/ Dy të famshmit sapo zyrtarizuan lidhjen (FOTO) – AlpeGossip
KËTË NUK E KISHIM MENDUAR/ Dy të famshmit sapo zyrtarizuan lidhjen (FOTO)

KËTË NUK E KISHIM MENDUAR/ Dy të famshmit sapo zyrtarizuan lidhjen (FOTO)

Winnie Harlow dhe Wiz Khalifa na kanë bërë të dyshojmë prej muajsh se janë në një lidhje, por ky postim tani i dha fund thashethemeve.

Supermodelja kanadeze u fotografua për dore me reperin në Los Angeles. Winnie ishte e veshur me kostumin “Fendi”, marka e së cilës ishte e stampuar kudo në veshje, ndërsa në mbishkrimin e fotos ajo shkroi se çifti është bashkë “prej vërteti”.

Ish-bashkëshortja e reperit, Amber Rose, mësohet se i dha bekimin e saj çiftit muajin e kaluar, duke thënë se modelja është shumë e ëmbël.

Winnie nuk dihet nëse e ka takuar tashmë fëmijën e Wiz Khalifa-s, Sebastian-in.