Gordana Kingji ose e njohur ndryshe me emrin e artit, Baby G ka publikuar ditën e djeshme një video në llogarinë e saj që i ka habitur jo pak ndjekësit e këngëtares, kjo për shkakun se në postimin e bërë ajo kishte etiketuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në video dallohet Baby me muzikën që e shoqëron në makinë, ndërkohë krah saj 22-vjeçarja ka shkruar: “Mendoj se do të bëhem gruaja e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurrencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta”.
Në postim nuk kanë munguar dhe komentet e ndryshme të ndjekësve të cilët i drejtoheshin duke i kujtuar se Edi Rama është në fakt kryeministri i vendit dhe jo presidenti. Pavarësisht këtyre reagimeve, Baby G duket e ka trajtuar çdo gjë me doza humori, ndaj ka vendosur mos të kthejë asnjë përgjigje.
Kujtojmë se Gordana ka sjellë disa projekte muzikore të ndryshme deri më tani, që prej fillimeve të saj krah ‘Zzap and Chriss’. Ajo u shkëput nga menaxherët ku nisi rrugëtimin e saj, për të qenë tashmë një artiste e pavarur.