ËSHTË NDARË APO VAZHDON LIDHJEN? Elvana Gjata sapo tregoi të vërtetën me këtë DETAJ - AlpeGossip
ËSHTË NDARË APO VAZHDON LIDHJEN? Elvana Gjata sapo tregoi të vërtetën me këtë DETAJ

ËSHTË NDARË APO VAZHDON LIDHJEN? Elvana Gjata sapo tregoi të vërtetën me këtë DETAJ

Rikthimi i Elvana Gjatës po pritej prej muajsh me një kureshtje të madhe nga publiku i gjerë. Pas ngjarjes në zonën e ish-Bllokut ku i përfshirë ishte dhe i fejuari i këngëtares Ervin Mata, ajo u largua nga muzika. Koncerti i pavarësisë së Kosovës e riktheu Gjatën dhe i hapi rrugën për hitet e tjera e tashmë ajo ka nisur koncertet muzikore në qytete të ndryshme të Europës, por syrit të fansave nuk u ka shpëtuar fakti që këngëtarja s’mbante unazën në gisht. Bëhët fjalë për unazën që ajo ka marrë para një koncerti në Prishtinë ku u tha se është dhe unaza e fejesës.

Por është vetë Elvana ajo që i ka mohuar zërat se lidhja e saj mund të ketë pësuar ndonjë krizë, pasi ka publikuar në ‘Instastory’ një selfie, ku shfaqet me syze dhe kapele. Por ajo çfarë bie më shumë në sy është unaza e këngëtares me gur diamanti, që është e njëjtë me atë që i ka dhuruar partneri i saj.

Ky mund të jetë dhe një konfirmim nga ana e këngëtares, që ata janë ende bashkë.

collagerdat.jpg