“Po zbret ti në stacionin e gabuar. Unë nuk kisha asnjë faj”. Për kë e ka Jonida këngën e re? – AlpeGossip
“Po zbret ti në stacionin e gabuar. Unë nuk kisha asnjë faj”. Për kë e ka Jonida këngën e re?

“Po zbret ti në stacionin e gabuar. Unë nuk kisha asnjë faj”. Për kë e ka Jonida këngën e re?

Projekti muzikor që riktheu Jonida Maliqin nuk ishte një këngë vere, nuk ishte as ndonjë baladë dashurie me shpërthime ndjenjash. Është një këngë për të gjitha ata që kanë zbritur në stacionin e gabuar. Pikërisht kështu thuhet në tekstin që e shkroi Olti Curri dhe s`e ka pasur fjalën për ata që harrojnë stacionin e autobusit, por për ata që shkëputen gabimisht nga një lidhje e hidhen diku tjetër. Ky është edhe subjekti i këngës së Jonidës “N`errësirë” që nuk i këndon rëndom ndarjes me sharje e mallkime, por me elegancë dhe forcë. Dhe siç Jonida e tha në Instagramin e saj: “N`errësirë… për ditë të
tjera me diell”. Një mesazh për të gjitha zemrat e thyera…