Thanë se nuk është shtatzënë, por Marina Vjollca DEL zbuluar me këtë FOTO – AlpeGossip
Thanë se nuk është shtatzënë, por Marina Vjollca DEL zbuluar me këtë FOTO

Thanë se nuk është shtatzënë, por Marina Vjollca DEL zbuluar me këtë FOTO

Prej një muaji tashmë janë përhapur thashethemet se Marina është shtatzënë, fjalë të cilat herë mohohen e herë rinisin prapë dyshimet.

Marina jo vetëm që ka rralluar postimet në Instagram, por edhe atëherë ku poston po ngjall reagime të shumta.

Ditën e sotme moderatorja ka postuar një foto e cila ka nisur sërish aludimet se ajo është shtatzënë.

Marina shfaqet e veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të bardhë, palat e të cilës nuk e lejojnë të duket barku në të cilin moderatorja ka vendosur dorën.

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë e njëjta gjë ndodhi me foton ku Marina shfaqej duket mbuluar barkun me dorë dhe pranë tij kishte vendosur një trëndafil.

Derisa ajo ta thotë vetë me gojën e saj se është apo jo shtatzënë, duket se thashethemet do vazhdojnë.