“HAJDE HAJDE SANREMO”/ Ardit Gjebrea i pakënaqur me performancat e këngëtarëve: Sa stonojnë (FOTO) – AlpeGossip
“HAJDE HAJDE SANREMO”/ Ardit Gjebrea i pakënaqur me performancat e këngëtarëve: Sa stonojnë (FOTO)

“HAJDE HAJDE SANREMO”/ Ardit Gjebrea i pakënaqur me performancat e këngëtarëve: Sa stonojnë (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme hapi siparin festivali i njohur i muzikës italiane ‘Sanremo’. Ky festival është një ndër më të komentuarit jo vetëm në Itali, por edhe në vendet përreth. Këngëtarët që konkurrojnë për çmimin e madh, ditën e djeshme u munduan të japin maksimumin në skenë, por siç duket disa prej performancave nuk janë pëlqyer shumë nga publiku.

Ndër të parët që ka kritikuar festivalin e ‘Sanremo’ ishte dhe moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea. Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar disa nga performancat dhe njëra prej tyre nuk i ka pëlqyer aspak. Bëhet fjalë për këngëtarin Achille Lauro, i cili këtë vit konkurron me këngën “Rolls Royce”.

“Dhe mos më thoni sa stonojnë këngëtarët tanë. Hajde ‘Sanremo’”, – ka shkruar Gjebrea bashkangjitur një foto të artistit.

Gjithashtu ai ka shkruar se në ‘Sanremo’ nuk mund të tolerohen problemet me vokalin.

Megjithatë Ardit Gjebrea dukej shumë i kënaqur me skenografinë dhe regjinë e festivalit.

Gjebrea është një ndjekës i rregullt i ‘Sanremo’, duke qenë se prej vitesh ai drejton festivalin ‘Kënga Magjike’, i cili vit pas viti sjell risi për të arritur standardet e festivalit italian dhe jo vetëm.