Kendall Jenner pozon nudo, fansat ankohen për… (FOTO) – AlpeGossip
Kendall Jenner pozon nudo, fansat ankohen për… (FOTO)

Kendall Jenner pozon nudo, fansat ankohen për… (FOTO)

Modelja me famë botërore vazhdon të shtojë eksperiencën e saj. Së fundmi Kendall Jenner pozoi nudo në natyrë, në disa foto artistike bardhezi të realizuara nga fotografja e famshme Sasha Samsonova.

Por në vend të aseteve, fansat nisën të ankoheshin për një pjesë të trupit të saj: gishtat e këmbëve.

Modelja, e cila për vitin e kaluar ishte një ndër më të paguarat në listën e publikuar nga “Forbes”, ditën e sotme ka marrë disa komente jo shumë të këndshme.

Fansat dhe ndjekësit kanë vënë re gishtat e këmbëve të saj, që për ta nuk janë vizualisht të bukura.

Shumë ndjekës kanë komentuar se gishtat e këmbëve ia kanë prishur bukurinë dhe disa kanë menduar se, atë thjeshtë mund ta ketë kapur ngërçi gjatë xhirimeve.

Ndërsa një koment epik i dikujt tjetër shkruan:

“Kam qenë i dashuruar me Kendall Jenner prej vitesh, por tani që po shoh gishtat e saj të këmbëve e kuptoj se lidhja jonë nuk do të kishte sukses”.