BASHKË DERI NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT/ Miku nxjerr zbuluar Luanën dhe Krenarin (FOTO) – AlpeGossip
BASHKË DERI NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT/ Miku nxjerr zbuluar Luanën dhe Krenarin (FOTO)

BASHKË DERI NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT/ Miku nxjerr zbuluar Luanën dhe Krenarin (FOTO)

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ndonëse është munduar që gjithmonë ta mbaj jetën e saj private larg vëmendjes së publikut, në media është komentuar gjatë lidhja e saj me menaxherin Krenar Çoçaj.Ndonëse dyshja nuk e pranon lidhjen publikisht, në media kanë qarkulluar foto të çiftit ku janë parë shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në pushime së bashku.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Luana ka publikuar disa foto ku shihej në studion muzikore duke punuar për këngën e saj më të re.“U zbardh, natën e mirë 5:25”, ka shkruar ajo në postimin e saj. Mirëpo, siç duket Luana nuk ka qenë e vetme, por me të dashurin e saj Krenar Çoçaj .

Krenari ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku shihet i ulur në të njëjtën studio që ndodhet dhe Luana. Këtë foto e ka ripostuar producenti i Luanës Bini Diez në profilin e tij duke nxjerr kështu zbuluar çiftin.