“LUCKY YOU”/ Eminem publikon klipin e ri të këngës së fuqishme (VIDEO) – AlpeGossip
“LUCKY YOU”/ Eminem publikon klipin e ri të këngës së fuqishme (VIDEO)

“LUCKY YOU”/ Eminem publikon klipin e ri të këngës së fuqishme (VIDEO)

Një nga këngët më të fuqishme e më të pëlqyera të albumit “Kamikaze” është padyshim “Lucky You”.

Në këtë bashkëpunim të Eminem me Joyner Lucas, vërehen aftësitë e mrekullueshme të reperëve për rima dhe shpejtësinë në rap.

E këngës shumë të lavdëruar e të pëlqyer nga të gjithë, i është bashkangjitur edhe një video, që i shkon shumë, e punuar për mrekulli.

Megjithëse fansat janë gëzuar për këtë publikim, të gjithë po presin kundërpëgjigjen e Eminem për ‘diss’-in e Machine Gun Kelly.

E për këtë, Eminem së fundi ka thënë se ai po përkujdeset, që të publikojë një ‘diss’ që do t’ia shkatërrojë karrierën e jo t’i bëjë publicitet.