MË I LUMTUR SE KURRË/ Mozzik feston ditëlindjen me Hannën: I gëzofshim edhe 100 së bashku… – AlpeGossip
MË I LUMTUR SE KURRË/ Mozzik feston ditëlindjen me Hannën: I gëzofshim edhe 100 së bashku…

MË I LUMTUR SE KURRË/ Mozzik feston ditëlindjen me Hannën: I gëzofshim edhe 100 së bashku…

25-vjetorin, reperi i njohur kosovar, Mozzik ka vendosur ta presë me disa momente pranë vajzës së tij të vogël, Hana, duke treguar sa mirënjohës është për gjithçka ka në jetën e tij sot.

“HAPPY BIRTHDAY TO ME #25

E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë !
Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë , e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment.
I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë !
#25 #MOZZIK”, ka shkruar Mozzik krah videos së fundit në llogarinë e tij ku shfaqet me vogëlushen dhe ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit e tij.

Kjo ditëlindje e ka gjetur reperin pranë njeriut më të shtrënjtë të tij, Hanës, nga e cila ka qenë larg për disa kohë për shkak të kushteve të pandemisë.

Kujtojmë se ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar lajmi se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer bashkë për shkak të videove ku janë parë duke bërë ‘shopping’, megjithatë deri më tani vetë dyshja nuk ka reaguar lidhur me këtë lajm

https://www.instagram.com/tv/CFshXqsgdH8/?utm_source=ig_web_copy_link