PREZANTIMI I KOLEKSIONIT TË KARL LAGERFELD/ Një minutë heshtje. Modelet qajnë në sfilatë – AlpeGossip
PREZANTIMI I KOLEKSIONIT TË KARL LAGERFELD/ Një minutë heshtje. Modelet qajnë në sfilatë

PREZANTIMI I KOLEKSIONIT TË KARL LAGERFELD/ Një minutë heshtje. Modelet qajnë në sfilatë

Këtë mëngjes  “Chanel” priti mysafirët e saj në ekspozitën e zakonshme të një përralle dimri me koleksionin e veshjeve vjeshtë-dimër 2019.

Pasarela u shoqërua me emocione të forta sepse u prezantua koleksioni i fundit i dizenjuesit të ndjerë Karl Lagerfeld.

Në nder të Karl  i cili u nda nga jeta dy javë më parë, në fillim të shfaqjes u mbajt një minutë heshtje. Një pjesë e modeleve që kanë pasur edhe një lidhje të ngushtë me Karlin nuk arritën të mbanin as lotët gjatë parakalimit me veshjet e tij.

Të gjithë të ftuarve ju dhurua një ilustrim i Karl dhe Coco Chanel me mesazhin: “Puna vazhdon përpara” 

AlpeNews.al