I DOLËN mesazhet, Kejvina flet për herë të parë për lidhjen me Strakoshën: Nuk guxon… (FOTO) – AlpeGossip
I DOLËN mesazhet, Kejvina flet për herë të parë për lidhjen me Strakoshën: Nuk guxon… (FOTO)

I DOLËN mesazhet, Kejvina flet për herë të parë për lidhjen me Strakoshën: Nuk guxon… (FOTO)

Duke qenë një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar, nuk kishte si mos të ishte në qendër të vëmendjes jeta private e Kejvinës. Në fillim të këtij viti u përfol se velina e “Xing me Ermalin” është në një lidhje me futbollistin Thomas Strakosha. E gjitha nisi nga një koment i Strakoshës në foton e Kejvinës, një emoji me sy zemra ndërsa bjondja bukuroshe ja kthente me një puthje. Në një prononcim për “Xing.al”, Kejvina asokohe e mohoi të ishte në një lidhje me futbollistin, por thashethemet ende vazhduan. Megjithatë mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” po transmetohen pjesët off records të emisionit dhe teksa Kejvina mendon se kamera nuk po filmon, Ermali e pyet: “Po ti ishe lidh me çunin e Strakoshës?”

“Jo mo, për kokën e…Po ik mo burrë tani. Hej Zot i madh, s’bën dot robi një koment këtu në Shqipëri”, shprehet Kejvina e inatosur me lajmet që kanë shkruar për të dhe duke mohuar kështu lidhjen e shumëpërfolur.