“UNË KAM QENË GATI”/ Blero flet për martesën me Afrona Dikën (VIDEO) – AlpeGossip
“UNË KAM QENË GATI”/ Blero flet për martesën me Afrona Dikën (VIDEO)

“UNË KAM QENË GATI”/ Blero flet për martesën me Afrona Dikën (VIDEO)

Gjatë muajit shtator të këtij viti këngëtari Blero pritet të kurorëzojë dashurinë në martesë me Afrona Dikën, femrën që i ka vjedhur zemrën dhe të cilës i ka bërë propozimin për martesë publikisht në janar të vitit 2017-të.

Ndërkohë, përgjatë një interviste për “Prive”, së fundmi Blero ka folur rreth faktit nëse është apo jo gati për t’u martuar me Afronën, dhe deklarata e tij ka qenë mjaft e drejtpërdrejtë: “Që prej momentit që jam ulur dhe i kam propozuar për martesë Afronës unë kam qenë gati!”

Rikujtojmë se përgatitjet për dasmën e çiftit të njohur të showbiz-it kanë filluar dhe ceremonia do të zhvillohet konkretisht në datën 21 shtator në Ranën e Hedhun në Shqipëri.