INSTAGRAM VS REALITET/ Kiara Tito na tregon se ç’bëjnë VIP-at pas kamerave (VIDEO) – AlpeGossip
INSTAGRAM VS REALITET/ Kiara Tito na tregon se ç’bëjnë VIP-at pas kamerave (VIDEO)

INSTAGRAM VS REALITET/ Kiara Tito na tregon se ç’bëjnë VIP-at pas kamerave (VIDEO)

Kiara Tito tanimë përpos prezantimit po angazhohet edhe me kanalin e saj në Youtube ku çdo javë sjell nga një video të re. Këtë herë Kiara ka vendosur t’i nxjerrë zbuluar VIP-et e Instagramit duke treguar se ç’fshihet pas fotove të tyre perfekte.

“Instagrami VS Realiteti”, mban titullin video e Kiarës ku moderatorja tregon sesi realizohen fotot e bukura që shihni kudo në Instagram.

Kiara shfaqet me mikeshën e saj moderatore, Liesa Haxhiasllani teksa ndodhen tek Liqeni Artificial për vrap. Mirëpo Kiara në fakt nuk e ka mendjen as tek ushtrimet e as tek vrapi, por për të bërë ‘story’ për në Instagram.

Në një moment tjetër vajzat shfaqen duke fotografuar pijet e tyre ndërkohë që as nuk i konsumojnë ato.

Kiara ka zbuluar gjithashtu se në fotot që realizon në shtëpi, nga mesi e lart shfaqet e veshur moderne e me makeup ndërsa nga mesi e poshtë me pizhama e shapka.

Shumë momente të tjera si këto mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

“Me këtë video doja të përcillja një mesazh për të gjithë ndjekësit e mi dhe ata të cilët më pyesin si ja bën që ke një jetë kaq të bukur dhe të lumtur? Në fakt, nuk duhet të ndikohemi nga rrjetet sociale, të lakmojmë dhe të xhelozojmë dikë që mund të duket i/e lumtur me jetën e tyre nga fotot, video nga restorante apo edhe udhëtimet. Mos e krahasoni veten me askënd. Jemi të gjithë qenie njerëzore me problematika dhe gjëra të cilat na shqetësojnë çdo ditë. Të postosh nuk ka asgjë të keqe, ama jo gjithçka është ashtu siç duket përtej kamerës”, shkruan Kiara.