E KENI PARË OFERTËN E ”ÇMENDUR”? Linda Halimi ofron 1000 dollarë nëse arrini t’a fitoni këtë sfidë – AlpeGossip
E KENI PARË OFERTËN E ”ÇMENDUR”? Linda Halimi ofron 1000 dollarë nëse arrini t’a fitoni këtë sfidë

E KENI PARË OFERTËN E ”ÇMENDUR”? Linda Halimi ofron 1000 dollarë nëse arrini t’a fitoni këtë sfidë

Këngëtarja e mirënjohur Linda Halimi pas një mungese disa vjeçare në ‘Kënga Magjike’, ka vendosur të rikthehet fuqishëm në festivalin më të përfolur të vitit. Plot ritëm dhe energji vjen Linda pas 9 vitesh mungesë dhe tashmë e ka gati produksionin e saj.

‘Want my love’ titullohet kënga që e ngjit sërish artisten në ‘Pallatin e Koncerteve’, nga ku me siguri do e rrëmbejë një trofe. Ajo që na ka bërë habi ka qenë fakti se Linda po kërkon këcimtarë të zotë të cilët do t’i paguajë mjaft mirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka shkruar: “Dua të shoh pak kreativititet, valltarët më të mirë që vallëzojnë “Want my love”, këngëtarin më të mirë … dhe më i pëlqyeri ose më i komentuari do të fitojë 500 dollarë, dy fitues, gjithsej 1000 dollarë”, -ka përfunduar Linda shkrimin e saj. Ajo e ka bërë në një formë konkursi këtë gjë, pasi personat që marrin më shumë ‘like’ dhe do komentohen për mirë, do të jenë edhe fituesit.