MË NË FUND/ Del bashkëpunimi mes Erës dhe Norës dhe të gjithë u fiksuam – AlpeGossip
MË NË FUND/ Del bashkëpunimi mes Erës dhe Norës dhe të gjithë u fiksuam

MË NË FUND/ Del bashkëpunimi mes Erës dhe Norës dhe të gjithë u fiksuam

Prej muajsh fansat mezi kanë pritur bashkëpunimin mes dy motrave të njohura Era dhe Nora Istrefi. Këngëtaret lajmëruan kohë më parë se do të vinin me një këngë që titullohet ‘Nuk e di’ dhe vazhdimisht gjatë këtyre javëve kanë publikuar video dhe foto nga prapaskenat dhe look-u i tyre.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme më në fund ka dal edhe bashkëpunimi i shumëpritur mes tyre.  Kënga është në gjuhën shqipe dhe është publikuar në Youtube nga kompania e njohur muzikore ‘Ultra Music’. Siç shihet dhe në klip dy motrat shfaqen shumë joshëse teksa shihen duke kërcyer nën ritmin e muzikës.

Në një nga pamjet e klipit ato shfaqen të veshura me një fustan të kuq teksa flokët e tyre janë të lidhura së bashku. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat dhe deri tani ka arritur shumë klikime në Youtube.