KUJDES/ Këto janë 10 veprimet që NUK duhet ti bëjmë kurrë gjatë SEKSIT - AlpeGossip
KUJDES/ Këto janë 10 veprimet që NUK duhet ti bëjmë kurrë gjatë SEKSIT

KUJDES/ Këto janë 10 veprimet që NUK duhet ti bëjmë kurrë gjatë SEKSIT

E vërtetë, seksi mund të jetë parajsa vetë! Mirëpo ka raste kur disa veprime gjatë seksit, bëjnë që gjithë momenti magjik të prishet dhe seksi është gjëja e fundit që mendon. Por cilat janë këto veprime:

Erë e keqe e gojës

Seriozisht, kaq e vështirë është që të lani dhëmbët si dhe të shpërlani gojën? Sidomos në rastet kur e dini se gjërat do të nxehen edhe më shumë në shtrat.

Organet gjenitale të palara

Nuk ka asnjë më të keqe sesa organet gjenitale që mbajnë erë. Ndaj, lajini me kujdes që partnerit të mos i ikë dëshira për seks.

Emra të çuditshëm për pjesët intime

Bisedën e çuditshme lerëni pas seksit sepse mund të shkatërrojë gjithë atmosferën e nxehtë në shtrat.

Puthje të çuditshme

Një sekret nga “Dailymail”: mos e puthni partnerin me gjuhë rreth qafës apo veshit. Nga ana tjetër, nëse nuk di të puthësh mirë, mos puth fare dhe nëse prap përpiqesh, të paktën mbaji sytë mbyllur.

Thonjtë e gjatë të këmbëve

Ok, meshkujt janë fajtor në këtë pjesë. Këmbët e shëmtuara me thonj të pisët, të gjatë dhe jo higjenikë janë thjesht shumë të neveritshëm.

Mos flit kurrë për ish-in

Është e mërzitshme, e pasjellshme dhe ai/ajo do e ketë mendjen gjithë kohë aty. Ndaj duro disa orë pasi magjia e seksit të përfundojë dhe nis e mbaj ligjerata sa të duash.

Të flasësh si beb në shtrat

Shumë njerëz janë të frikshëm në shtrat dhe transformohen kur flasin si fëmijë të vegjël. Nuk duam t’ia heqim qejfin por është thjesht shumë e shpifur kur bën një veprim të tillë. Nuk po fle me një minoren!

Kujdesuni për qimet në zonën intime

Kur je tërësisht i pastër aty poshtë është një mrekulli më vete! “Dailymail” thekson se në të tilla raste, dëshira për seks shtohet më shumë se zakonisht dhe të dy partneret janë të hapur drejt eksperimenteve.

Sillesh si yll pornoje

Mirë, edhe nëse dini më shumë se normalja, mbajeni për vete! Ai/ajo ndihet mirë kur mendon se keni njohuri të barabarta në shtrat. Dhe kujdes me zërin e lartë, të kall datën ndonjëherë.

Nuk ke dëshirë të eksperimentosh

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, kur refuzon të provosh gjëra të reja në shtrat bëhesh shumë e/i mërzitshëm. Ndaj, mos ia vini fajin kur të mësoni se partneri ka kapërcyer tek dikush tjetër.