Biondet apo brunet/ Cilat bëjnë më shumë karrierë – AlpeGossip
Biondet apo brunet/  Cilat bëjnë më shumë karrierë

Biondet apo brunet/ Cilat bëjnë më shumë karrierë

Gjithmonë ka ekzistuar një “luftë” e fshehtë mes biondeve dhe bruneve, për bukurinë apo inteligjencën.

Bazuar në bindjen e krijuar prej kohësh, femrat bionde janë të bukura, por jo shumë të zonjat nga ana e intelektit.

Ndonëse ngjyra e tyre e flokëve nuk mund të ndikojë në kapacitetin e tyre mendor, ndoshta të gjithë janë mësuar të mendojmë gjithmonë diçka të tillë… por në fakt mund të mos jetë e vërtetë.

Sipas një studimi kanadez të zhvilluar nga “University of British Columbia”, femrat bionde në raport me brunet kanë më shumë mundësi, për të bërë karrierë dhe të drejtojnë një kompani, si dhe mund të marrin poste të pushtetshme.