Skenat e para të ‘Princit Harry dhe Meghan Markle’ të zhveshur në shtrat – AlpeGossip
Skenat e para të ‘Princit Harry dhe Meghan Markle’ të zhveshur në shtrat

Skenat e para të ‘Princit Harry dhe Meghan Markle’ të zhveshur në shtrat

Skenat e para të ‘Princit Harry dhe Meghan Markle’ të zhveshur në shtrat të filmit të shumëpritur mbi romanën e tyre sapo janë publikuar.

Trajleri i filmit tregon në shtrat Princ Harryn, roli i të cili luhet nga aktori britanik Murray Fraser, duke i pëshpëritur të ‘fejuarës së tij’: “Nuk kam nevojë për jetën mbretërore. Unë thjesht kam nevojë për ty.”

Trajleri 20 sekonda i filmit fillon me Meghan, e lujtuar nga aktorja Parisa Fitz-Henley, duke i kërkuar dashurisë së saj: “Më trego diçka që të jetë e vërtetë.”

Më pas klipi tregon ‘çiftin mbretëror’ që ecin së bashku në perëndim të diellit përpara se Princ Harry ti ulet në gjunjë.

Më pas trajleri i tregon të dy në shtrat ndërsa shfaqen titrat: “Harry & Meghan: Një romancë mbretërore që do të publikohet më 13 maj, do t’u ofrojë fansave të mbretërisë një vështrim kronologjik mbi romancën si në përralla të çiftit.”