Kërkonte për mënyra vrasjeje në “Google”/ Nëna vret pa mëshirë dy foshnjat e saj (FOTO) – AlpeGossip
Kërkonte për mënyra vrasjeje në “Google”/ Nëna vret pa mëshirë dy foshnjat e saj (FOTO)

Kërkonte për mënyra vrasjeje në “Google”/ Nëna vret pa mëshirë dy foshnjat e saj (FOTO)

Një seri kërkimesh llahtari në internet kanë çuar në arrestimin e një gruaje e cila akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj, dy vite më parë.

23-vjeçarja, Stephany E. LaFountain, akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 13-muajshe më 20 nëntor vitin e kaluar si dhe për vrasjen e fëmijës tjetër të saj vetëm 4-muajsh në 15 shtator të vitit 2015.

Të dyja foshnjat ishin të shëndetshme por kishin ndaluar së marri frymë në momentin që gruaja kërkoi për ndihmë. Vajza e dytë vdiq në spital pas katër ditësh.

Vdekja e fëmijës së saj të parë, që ajo e kishte nga një marrëdënie tjetër, nuk u investigua si vrasje e mundshme deri para vdekjes së fëmijës së dytë.

Kur policia filloi të hetonte vdekjen e vajzës së saj të dytë zbuloi disa kërkime të dyshimta në internet nga kompjuteri i saj përpara se të thërriste ambulancën.

Ndër kërkimet që ajo kishte bërë radhiteshin: Mënyra si të vrasësh një njeri pa lënë prova, Mbytja dhe mjekësia ligjore, Si të bësh vrasjet perfekte etj.

Shkaku i vdekjes së fëmijës së parë të LaFountain është ende i paditur, por përputhet me vdekjen si shkak i asfiksisë , ndërsa e dyta ka vdekur nga mungesa e oksigjenit në tru.

23-vjeçarja u arrestua të mërkurën dhe pritet të dalë para gjykatës të premten