“ËDRRA DHE DËSHIRA MË E MADHE E JETËS”/ Adrola poston urimin e veçantë që babai i dërgoi për ditëlindje: Zoti na bekoi… – AlpeGossip
“ËDRRA DHE DËSHIRA MË E MADHE E JETËS”/ Adrola poston urimin e veçantë që babai i dërgoi për ditëlindje: Zoti na bekoi…

“ËDRRA DHE DËSHIRA MË E MADHE E JETËS”/ Adrola poston urimin e veçantë që babai i dërgoi për ditëlindje: Zoti na bekoi…

Modelja e njohur, Adrola Dushi, feston sot ditëlindjen. Me rastin e ditës së saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta, por më të bukurin ia ka dërguar babai i saj.

Adrola ka vendosur që një pjesë të urimit që i ati i ka bërë mesazh ta ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Mesazhi që babai i ka dërguar modeles së njohur:

“E dashur bija jonë, Adrola!! Si sot, 30 vjet më parë, ne si prindër na bekoj Zoti, duke sjellë në jetë Ty, si ëndrrën dhe dëshirën tonë më të madhe të jetës, për të patur një vajzë pas dy djemve tanë të mrekullueshëm, Rolandin dhe Adrianon!

Ti ishte fëmija jonë i parë pas viteve ‘90, dhe mendonim si gjithë prindërit e tjerë, të asaj kohe, se brezi juaj, si brezi i parë pas demokracisë, do të ishit më të privilegjuar dhe me më shumë shanse në çdo aspekt të jetës, krahasimisht me ne, si paraardhësit tuaj!

Jeta jote fëminore, si për gjithë moshatarët tuaj të asaj kohe, ishte me halle e probleme, por me mundime e sakrifica, ja dolëm së bashku!!

Sapo mbarove gjimnazin, në moshën më kritike, kur ti kishe shumë nevojë për ne si prindër, u detyruam të iknim në Amerikë, te dy djemtë, pa ty (mbasi nuk tu miratua viza amerikane), në të njëjtën kohë me ne, duke të lënë ty në Shqipëri, të vetme dhe jashtë kujdesit dhe ndihmës tonë si prindër!!

Më shumë lodhje dhe përkushtim, duke sfiduar çdo pengesë dhe vështirësi, ja dole të fitosh garën dhe të dalësh Miss Univers Shqipëria – 2012, dhe të përfaqësosh Shqipërinë në Las Vegas të Amerikës!!

Bija jonë, Adrola!!

Të gjitha këto arritje, me shumë sakrifica dhe tundime, ti i bëre realitet, vetëm në saj të përkushtimit dhe vullnetit tuaj maksimal dhe qëllimit tuaj të jetës: Për tu bërë dikushi, dhe ja dole mbanë!

Prandaj, bija jonë Adrola, ne si prindër të përgëzojmë pa masë për këto arritje dhe të urojmë përzemërsisht:

Edhe 100 përvjetore të tjerë të lumtur dhe plot shëndet dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj të përditshme!!

Zoti ju bekoftë ty dhe birin tuaj të dashur: Troy. Të përqafojmë me shumë dashuri, prindërore”

“Ëndrra dhe dëshira më e madhe e jetës”/ Adrola

“Ëndrra dhe dëshira më e madhe e jetës”/ Adrola