ARRITI 1.7 MILIONË KLIKIME PËR 3 DITË/ Butrint Imerit i fshijnë këngën nga YouTube – AlpeGossip
ARRITI 1.7 MILIONË KLIKIME PËR 3 DITË/ Butrint Imerit i fshijnë këngën nga YouTube

ARRITI 1.7 MILIONË KLIKIME PËR 3 DITË/ Butrint Imerit i fshijnë këngën nga YouTube

“Kush” titullohet kënga më e re e Butrint Imerit që u publikua vetëm 3 ditë më parë.

Dhe pikërisht këtë pyetje bëmë edhe ne sot, kur pamë se klipi i tij ishte fshirë nga YouTube.

Kënga arriti të kapte mbi 1,7 milionë klikime duke u rënditur kështu në listën e projekteve të suksesshme që Butrinti ka sjellë këto dy vitet e fundit.

Arsyeja nuk dihet ende, pasi Butrinti nuk bëri asnjë reagim për këtë gjë.

Por pak minuta më pas, klipi u rikthye dhe vijon të ruajë klikimet e mëparshme.

E pra, kush ia fshiu klipin Butrintit nga Youtube?