ZBULOHET E DASHURA OLSI BYLYKUT/ Brunia seksi me të cilën aktori nuk bën shaka (FOTO) – AlpeGossip
ZBULOHET E DASHURA OLSI BYLYKUT/ Brunia  seksi me të cilën aktori nuk bën shaka (FOTO)

ZBULOHET E DASHURA OLSI BYLYKUT/ Brunia seksi me të cilën aktori nuk bën shaka (FOTO)

Këtë vit feston 21-vjetorin dhe brenda një kohe të shkurtër ish-aktori i “Portokallisë” u shndërrua në një showman të vërtetë. Në pak vite fama e tij arriti majat, duke kaluar nga skena e humorit te skena e festivalit “Kënga Magjike”, nga studioja televizive te skenat e klipeve me Lorenc Hasramën e Eni Koçin.

Vendimin për të kaluar në “Klan” e mori bashkë me Erion Isain e Bes Kallakun, pas një propozimi që iu bë nga Ardit Gjebrea. Në programin e “E diela shqiptare”, tre djemtë e humorit kanë rubrikën e tyre “Be Caffe”, ku një nga situatat më të ndjekura është përballja e Olsit në rolin e beqarit me Besin në rolin e të martuarit.

Olsi rendit të gjitha të mirat e jetës pa grua, ndërkohë që nuk lë pa përmendur edhe rastet kur del për njohje të reja. Por duket se në jetën reale, ai nuk është aspak “single”.

OLSI

Paparazzi e ka fotografuar disa herë me të dashurën e tij, një vajzë simpatike e panjohur në publik rreth të 20-ave. Edhe pse ai është i rrethuar nga vajzat e televizionit, që bien në sy për ndërhyrjet e shumta estetike, për partneret e tij Olsi ka shije shumë tradicionale.

Siç shihet nga fotot, ai ka zgjedhur të ketë në krah një vajzë shumë të thjeshtë dhe larg imazhit të sofistikuar që nuk i dallon vajzat sot nga njëra-tjetra. Ajo duket e thjeshtë dhe shumë sportive, po njëkohësisht mjaft fine dhe seksuale. Ashtu si te premiera e filmit “Dy gisht mjaltë”, Olsi kujdesej që ta mbante për dore të dashurën, duke mos lënë vend për hamendësime, pra, duke u vetëdeklaruar tashmë si i lidhur.

OLSI2

Edhe pse famën e provoi shumë i ri, duket se në çështjet e ndjenjave Olsi është stabël dhe serioz, përshtypje që e ka dhënë edhe në tekstin e këngës “Si të flas”, vargjet e ndjera të së cilës i ka shkruar vetë. Aktori që dukej se luante vetveten ne “Portokalli” me rolin e adoleshentit problematik, që e kishte lidhur jetën me idhujt e tij në muzikë, nuk vonoi shumë dhe i hyri muzikës hiphop, duke i konkurruar ata që i përmendte në show çdo të diel.

OLSI1

Në vitin 2017 me rap-in e tij, ai shfaqi talentin me tekstet plot humor, ku trajtonte edhe tema të mprehta të aktualitetit. Ishte korriku i 2017-s, kur ai shkroi tekstin e kënngës “Kisha menu” për Lorenc Hasramën. Në mars 2018, Olsi publikoi videoklipin “Kush Jam”, ndërsa në qershor 2018 u shfaq në duet me Petro Xhorin në videoklipin “1 Gotë Dashni”.

Në tetor 2018, mori pjesë në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Si të flas”, në bashkëpunim me Lorenc Hasramën, duet që u pasua nga klipi “Opium” me muzikë të Gent Myftaraj. Në mars të këtij viti, ai u shfaq në një klip me Eni Koçin me titull “Afër teje”, ku ra në sy me skenat e forta të humorit.

Që të dy kanë publikuar foto apo video nga prapaskenat e xhirimeve, ku shfaqen si një çift që i punon rrengje njëri-tjetrit. Ndërkohë, në një moment, aktori i humorit shihej madje i mbuluar vetëm me një peshqir, teksa dilte në korridorin e një hoteli, pasi Eni e nxori jashtë dhome. Videoklipi i këngës “Afër teje” ishte i mbushur me skena komike, të gjitha nën mbikëqyrjen e partnerit të Enit, Genc Prelvukaj. Para pak kohësh, Olsi u shfaq çift në një projekt me ishlojtaren e “Big Brother”, Xheni Mhillaj.