Meshkujt me mikropenisë tregojnë se si janë eksperiencat e tyre seksuale – AlpeGossip
Meshkujt me mikropenisë tregojnë se si janë eksperiencat e tyre seksuale

Meshkujt me mikropenisë tregojnë se si janë eksperiencat e tyre seksuale

Ndoshta mund të keni vënë re ndonjë meme në Instagram që shkruan: “Nëse jeni duke kaluar një ditë të keqe, vetëm kujtoni se ka disa vajza të cilat do të bëjnë seks me meshkuj me penis të vogël dhe do të aktrojnë sikur po kënaqen” apo “Urojini një vajze seks me një penis sa një USB dhe i keni shkatërruar ditën”. Shprehje humori apo ironie si këto i lexojmë rëndom. Por në të vërtetë, si është jeta e atyre meshkujve që realisht e kanë penisin edhe më të vogël sesa një USB?

Sipas shkencës, një mikropenis është një penis i cili nuk është më i gjatë se 5 cm dhe rreth 0.6% e meshkujve në botë kanë mikropenis.

Një mikropenis mund të dallohet gjatë periudhës së pubertetit dhe nëse arrihet të kapet si problem edhe mund të evitohet në këtë moshë duke pirë disa ilaçe që përmbajnë hormone, të cilat nuk mund të jenë më efektive nëse nuk konsumohen pikërisht në atë moshë. Sigurisht që disa prej tyre ushtrojnë operacione kirurgjikale për të zgjatur penisin por shpesh kjo nuk rregullon ndonjë gjë sepse psikologjikisht këta meshkuj janë të dëmtuar ndër vite.

Më poshtë lexoni rrëfimet e disa meshkujve:

Jack (29 vjeç)

Penisi im është i gjatë rreth 6 cm (në ereksion). E kam kuptuar që kam një mikropenis kur kam qenë 11 vjeç sepse kam parë shokët e mi lakuriq dhe penisi im ishte shumë më i shkurtër dhe i vogël se i tyre. Edhe sot penisi im ka të njëjtat përmasa që ka pasur kur kam qenë i vogël. Sigurisht që jam ndierë keq për këtë, sidomos kur një nga të dashurat e mia më ka thënë se vëllai i saj 2-vjeçar e kishte penisin më të madh se unë. Por pasiguria më ka bërë që ta shoh seksin më ndryshe. E kam pranuar që kam penis të vogël dhe luaj me këtë fakt. Kam pranuar që të dashurat e mia të përdorin penis artificial edhe tek unë, duke u ndierë ato më shumë meshkuj sesa unë që supozohet të jem mashkulli në shtrat. Për herë të parë më kanë dhuruar një orale kur kam qenë 18 vjeç dhe kam kryer për herë të parë marrëdhënie në moshën 19-vjeçare. Është sigurisht një problem në seks, por djemtë me mikropenisë mundohen ta rikuperojnë këtë me gjëra të tjera si duart dhe objektet seksuale. Unë tani jam i martuar prej 5 vitesh dhe shpesh me gruan bëjmë humor mbi penisin tim. Kur isha më i vogël kam vuajtur nga depresioni vetëm prej kësaj, por tani e kam tejkaluar.

Jesse (23 vjeç)

Penisi im është 5 cm dhe nuk shkon kurrë më shumë se aq. Kam qenë 6 vjeç kur e zbulova sepse bashkë me një shokun tim shkuam për të urinuar te disa pemë. Ai e kishte penisin më të madh sesa unë, edhe pse në një moshë. Do doja që ta kisha penisin 12 cm, ajo mendoj se është idealja. E kam humbur virgjërinë në moshën 17- vjeçare kur një grua më ndihmoi të ndihesha më mirë me veten. Ajo më thoshte se e kam penisin të madh që unë të ndihesha mirë. Por pas një jave ne u ndamë dhe ajo ua tregoi të gjithëve arsyen, që ishte penisi im i vogël. Unë mund të bëj seks vetëm në 3 ose 4 pozicione sepse përmasat nuk më lejojnë më shumë. Unë masturboj shpesh dhe nuk është e vështirë, thjesht është pak më ndryshe. Përdor gishta për të masturbuar dhe jo gjithë dorën. Tani jam i martuar dhe ndihem mirë me gruan time. Ne shpesh praktikojmë seks 3-she. Unë, gruaja ime dhe një mashkull tjetër.

Neil (50 vjeç)

Kam pasur gjithmonë një penis të vogël. Në çastet e mia më të mira është vetëm 3 cm. Prej kësaj unë jam biseksual. Kam bërë seks vetëm 2 herë në jetën time, por pasi kanë qeshur me mua, nuk e kam provuar më. Kam vështirësi edhe në masturbim sepse më duhet të përdor vetëm dy gishta. Mendoj se jam në depresion vetëm nga kjo mangësi. Kam menduar të bëj operacion, por kurrë nuk e bëra fakt të kryer.

Chris (42 vjeç)

Penisi im është 6 cm. Nuk quhet mikropenis, por penis i vogël. E kam kuptuar këtë në klasat e para fillore teksa ndërronim rrobat me djemtë e tjerë të klasës. Edhe ata e vunë re që penisi im ishte më i vogël. Eksperienca ime e parë ka qenë në moshën 26-vjeçare. Isha aq në panik sa më ngeli kondomi brenda vaginës së të dashurës time. Pas kësaj, eksperiencat seksuale i kam pasur pak më të mira vetëm se nuk provoj shumë pozicione. Nuk e tregoj kurrë paraprakisht që kam një penis të vogël.